PS 114:1 Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
PS 114:2 Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
PS 114:3 Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
PS 114:4 Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.
PS 114:5 Ç`pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
PS 114:6 Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
PS 114:7 Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
PS 114:8 që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase